Jashari dhe Lladrovci shikuan nga afër finalen mes Arsenalit dhe Cityt

25 shkurt 2018 | 21:13

Kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari dhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, kanë ndjekur nga afër sot (e diele), finale e zhvilluar në Wembley mes Arsenalit dhe Manchester Cityt.

“Sot, së bashku me mikun e shokun tim Bekimin, shijuam atmosferën e rrallë që ofron Arsenali dhe tifozëria e jashtëzakonshme e këtij ekipi të famshëm, në Finalen e kupës. Falënderim të veçantë shpreh për familjen e Ragip Xhakës, babën e Granitit dhe Taulantit, e cila na ftoi për këtë ndeshje të rëndësishme”, ka shkruar Lladrovci në profilin e vet në “Facebook”.

Ai më tutje ka thënë se nesër agjenda e tyre në Londër do të përmbaj disa takime ku më i veçanti do të jetë dreka me euro-deputeten britanike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjiganti i teknologjisë, “Samsung”, ka prezantuar të dielën në Barcelonë…