Teherani kërcënon evropianët

14 janar 2020 | 22:31

Irani paralajmëroi sot Berlinin, Londrën dhe Parisin në lidhje me pasojat e vendimit të tyre për vazhdimin e procesit të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve sipas Paktit Ndërkombëtar për armët bërthamore të Iranit të vitit 2015.

“Sigurisht, nëse evropianët vazhdojnë në rrugën e nënshtrimit ndaj SHBA-së dhe nëse kërkojnë të abuzojnë me këtë proces, ata duhet të jenë të gatshëm edhe të pranojnë pasojat, të cilat tashmë u janë njoftuar”, ka deklaruar Ministria e Jashtme iraniane në një deklaratë.

Teksti sugjeron se Teherani ka pak besim në deklaratat e mirëbesimit të evropianëve, ku u mbështetën ata për të ndërmarrë këtë veprim, për të ruajtur marrëveshjen bërthamore të arritur në Vjenë në vitin 2015.

Tre vende evropiane, nënshkruese të marrëveshjes bërthamore iraniane, Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania, aktivizuan mekanizmin për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, parashikuar në tekst, me qëllim për të bindur Teheranin t’i rikthehet respektimit të angazhimeve të tij, njoftuan krerët e diplomacive në një komunikatë të përbashkët. /ATSH

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka reaguar pas propozimit të…