Jupa, rekordmendi i Kosovës

14 janar 2020 | 22:44

Pivoti Kastriot Jupa është i vetmi lojtar i Kosovës që ka luajtur në të gjitha 40 ndeshjet prej se Kombëtarja jonë ka filluar me ndeshje zyrtare ndërkombëtare.

Në ndeshjen e 40-të, atë ndaj Gjeorgjisë, Jupa ishte kapiten i Kosovës. Ka shkëlqyer në sulm me 8 gola, ndërsa në mbrojtje ishte i pakalueshëm.

“Fitorja ndaj Gjeorgjisë ishte e veçantë. Ishte në ndeshjen time të 40-të ndërkombëtare. Është nder dhe kënaqësi të mbrojë ngjyrat e shtetit tim. Gjithmonë jam i gatshëm të kontribuoj maksimalisht që të ecim përpara”, ka deklaruar Jupa.

Lindrit Fetahu i ka 36 ndeshje, Oltion Beshiri 34 ndeshje, Deniz Terziqi 32 ndeshje, kurse kapiteni ynë, Valon Dedaj ka arritur në 30 ndeshje.
Nga Jupa, Fetahu, Beshiri, Terziqi e Dedaj presim edhe shumë e shumë paraqitje. Jemi të nderuar që i kemi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Irani paralajmëroi sot Berlinin, Londrën dhe Parisin në lidhje me…