Peja triumfon në Shkodër

15 janar 2020 | 10:16

Peja ka mundur Vllazninë e Shkodrës me rezultat 87:91 (20:19, 24:30, 20:20, 23:22) në kuadër të Ligës Ballkanike.

Takimi i zhvilluar në Shkodër ka qenë interesant dhe dramatik deri në fund. Ndeshja filloi e baraspeshuar me të dy skuadrat që nuk arrinin të shkëputeshin dhe çereku i parë përfundon 20:19. Në periodën e dytë, Verdhezinjtë ishin më të mire, duke e fituar këtë pjesë 24:30, çka u ndihmoi të triumfojnë në fund. Perioda e tretë ishte tërësisht e barabartë, duke përfunduar 20:20. Peja arriti të ruajë epërsinë edhe në dhjetëminutëshin e fundit dhe triumfoi në fund 87:91.

Te Vllaznia u dalluan Babb Jaylen me 20 pikë e shtatë kërcime, Petar Kusovac me 19 pikë e katër kërcime dhe Colin Voss me 18 pikë e 12 kërcime, kurse te Peja pesë basketbollistë shënuan pikë dyshifrore: Jordan Martin 22, Nigel Johnson 21, Dardan Berisha 16, Drilon Hajrizi 11 dhe Henrik Sirko 11.

Vllaznia ka një fitore dhe pesë humbje, kurse Peja katër fitore dhe tri humbje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka kujtuar sot një nga…