![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/01/auto_vetura-ne-zjarr-1205_1480939584-15652411480939974.jpg)
Digjet një veturë në Prishtinë
15 janar 2020
| 10:44
Një veturë është djegur mëngjesin e sotëm në Prishtinë.
Nga kjo ngjarje nuk raportohet për të lënduar.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 08:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën e UÇK-së, në Prishtinë ku është djegur një veturë. Zjarri është lokalizuar. Nuk ka persona të lënduar”, ka thënë Ahmeti.