Aktori i famshëm turk i propozon të dashurës martesë

15 janar 2020 | 11:53

Akin Akinozu, i njohur nga publiku shqiptar si Mirani në serialin “Hercai”, së shpejti do t’i japë fund beqarisë.

“Mirani” ka fituar zemrën e publikut shqiptar së bashku me partneren e vet “Rejanin”, të cilët krijojnë një çift shumë të bukur. Edhe pse të gjithë fansat e tij do të donin që ai të kishte një lidhje në realitet me partneren e tij në serial, kjo gjë nuk do të ndodhë.

Akin Akinozu është prej pesë vjetësh i lidhur me një vajzë bionde e quajtur Sandra Pestemalciyan.

Ajo është 24-vjeçare, e diplomuar në Universitetin Teknik të Stambollit, Departamenti i Ekonomisë. Sipas portalit “Aksam”, Akini i ka propozuar martesë të dashurës gjatë pushimeve në Paris dhe thuhet se dasma do të bëhet këtë korrik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Akin Akinozu, i njohur nga publiku shqiptar si Mirani në…