Mustafa i përgjigjet ofertës së Kurtit

15 janar 2020 | 13:46

Kryetari i Lidhjes Demokratikë të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, i ka dërguar Vetëvendosjes propozimin e kësaj partie tyre pas kërkesës së Albin Kurtit që t’i kthejë përgjigjën për ofertë që për bashkëqeverisje të cilën ia ka dërguar dje.

Sipas zëdhënësit të LDK-së, Besian Mustafa, Isa Mustafa ia ka dërguar Kurtit propozimin e 8 janarit që e ka shpalosur edhe verbalisht në takim.

“Sot, kryetari i LDK-së z. Mustafa, me kërkesë të kryetarit të LV-së z. Kurti, i ka dërguar me shkrim propozimin e LDK-së të shpalosur verbalisht në takimin e 8 janarit 2020”, ka thënë Mustafa.

Sipas propozimit të 8 janarit, LDK-së duhet t’i takojë posti i presidentit, kryetarit të Kuvendit dhe pesë ministri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik Faton Abdullahu i ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje (LV)…