Cakaj për Reçakun: Kujtojmë edhe nevojën për drejtësi

15 janar 2020 | 19:31

Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj, duke kujtuar Reçakun ka thënë se njëzet e një vjet më vonë ende kujtojmë nevojën për vënie para drejtësisë të frymëzuesve politikë dhe zbatuesve ushtarakë e spastrimit etnik dhe veprimeve gjenocidiale në Kosovë.

“Sot, me dhimbjen më të thellë e nderimin më të lartë, kujtojmë shumë më shumë sesa thjesht masakrën e Reçakut, 15 janar 1999. Njëzetë e një vite më parë, forcat serbe vranë mizorisht 45 civilë shqiptarë, pleq, gra e burra e të mitur. Kjo ngjarje atë botë jo vetëm tronditi fortë ndërgjegjen e gjithë botës demokratike, por edhe përshpejtoi ndërhyrjen politike e ushtarake të NATO-s në Kosovë. Sot, ndërkaq, duke kujtuar masakrën e Reçakut, ne kujtojmë edhe rrugëtimin drejt pavarësisë së Kosovës nëpërmjet fushatave më të shëmtuara të spastrimit etnik dhe gjenocidit. Njëzetë e një vjet më vonë ende kujtojmë nevojën për vënie para drejtësisë të frymëzuesve politikë dhe zbatuesve ushtarakë e spastrimit etnik dhe veprimeve gjenocidiale në Kosovë”, ka shkruar Cakaj në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj me…