Hamza: PDK-ja mbetet në opozitë, jemi të gatshëm edhe për zgjedhje

16 janar 2020 | 08:07

Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se nëse vendi do të shkojë në zgjedhje të reja, kjo parti i mirëpret.

Në emisionin Zona B të Klan Kosovës ai gjithashtu theksoi se PDK-ja ka deklaruar rreth pozicionit të saj pas zgjedhjeve.

“Unë jam i sigurt që Kadri Veseli ka vendosur standarde të reja ende pa dalur zyrtarisht rezultatet zgjedhore. Ai ka deklaruar që partia e tij ka mbetur në opozitë”.

“Kjo është besoj në dobi të vendit, e kemi pranuar rezultatin dhe kemi deklaruar që do të jemi në opozitë deri më tani me asnjë veprim tonin nuk i kemi penguar partitë që pritet të formojnë qeverinë. Ne presim që partia e parë të jep rezultate. Nëse vjen një situatë që vendi të shkojë në zgjedhje, ne jemi të gatshëm për këtë opsion”.

“Nëse janë këto zgjedhje, ne do të punojmë më shumë që të rifitojmë elektoratin e humbur në disa komuna”, ka thënë Hamza.

Ministri në ikje i Financave deklaroi që VV-ja ka pasë dhe ka një planprogram qeverisës të parealizueshëm dhe avanturistik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, diplomati i…