Giroudi, afër Interit

16 janar 2020 | 10:10

Sulmuesi i Chelseat, Olivier Giroud, pritet të zyrtarizohet tek Interi në ditët në vijim, bëri të ditur “RMC Sport” të mërkurën.

Francezi do të firmosë kontratë dyvjeçare me skuadrën italiane, ndërsa Chelsea do të marrë 6.5 milionë euro dëmshpërblim. Giroud ka zhvilluar vetëm pesë ndeshje në Premier League këtë stinor. Ai tek Interi pritet të prezantohet në fundjavë.

Tek Interi do të bashkohet me ish-trajnerin e tij te Chelsea, Antonio Conte. Në total të gjithë stinorin, Giroud ka luajtur 7 ndeshje, ndërsa shënoi një gol në Superkupën e Evropës ndaj Liverpoolit.

Giroud te Chelsea gjendet që nga janari i vitit 2018, kur iu bashkua nga Arsenali për 17 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është ish-ushtari i…