Avokati i Ramabajës: Rasti i montuar, nëse gjyqi është i pavarur presim aktgjykim lirues

16 janar 2020 | 12:12

Avokati i Sadri Ramabajës, Ramiz Krasniqi, ka thënë se rasti i “Syrit i Popullit” ka qenë i montuar dhe se Ramabaja duhej të lirohej nëse gjyqi do të ishte i pavarur.

“Jemi kah fundi i një procesi mjaft maratonik që njihet se ‘Syri i Popullit’. Prokurori e tha fjalën përmbyllëse dhe ajo është e pabazuar në asnjë argument juridik apo faktik”.

“Prokurori nuk kishte çfarë të thoshte përpos që mbeti prapa aktakuzës, ndërsa unë paraqita fjalën përmbyllëse dhe argumentova se asnjë fakt i vetëm nuk ekziston që Sadri Ramabaja është pjesë e kësaj organizate që quhet terroriste”.

“Kam shpjeguar që rasti është i montuar nga persona të caktuar për qëllime të caktuara dhe kam argumentuar mjaft gjatë në gjykatë dhe tani pres një aktgjykim lirues. Ky aktgjykim lirues do të vinte nëse gjyqi nuk është i ndikuar”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se frikësohet në pavarësinë e gjykatës pasi sipas tij për këtë rast kanë dëshmuar edhe krerët politikë të vendit.

“Kam frikë se gjyqi do të jetë i ndikuar sepse aty kanë dëshmuar krerë politikë dhe kanë bërë me gisht se ky ka kryer vepër penale. Nëse gjyqi është i pavarur atëherë unë pres aktgjykim lirues”, është shprehur Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Carla Bleiker Procedura e shkarkimit, sigurimi shëndetësor, politika tregtare -…