Specialja fton edhe dy ish-ushtarë të UÇK-së për intervistim

16 janar 2020 | 12:19

Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim edhe dy ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Zona Operative e Drenicës.

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka shkruar në profilin e tij në “Facebook” se të ftuarit janë Abedin Daka (vëlla i dëshmorit Mirush Daka) nga fshati Cerovik i komunës Klinë dhe Sherif Tahiri nga fshati Tërdevc i komunës Drenas.

“Sot u njoftova se kanë marrë ftesë nga Gjykata Speciale bashkëluftëtarët Abedin Daka (vëlla i dëshmorit Mirush Daka) nga fshati Cerovik i komunës Klinë dhe Sherif Tahiri nga fshati Tërdevc i komunës Drenas, të dy këta pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Zona Operative e Drenicës. Ndihem krenar me veprat dhe sakrificat e ushtarëve të UÇK-së”, ka shkruar Gucati.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reperja e njohur Cardi B. mund të jetë shumë shpejt…