Kosova U17 e nis me humbje turneun në Izmir

16 janar 2020 | 13:10

Përfaqësuesja e Kosovës U17 në futboll e ka zhvilluar ndeshjen e parë në kuadër të turneut “Mercedes Benz Aegean Cup International Youth Tournament” në Izmir dhe atë kundër ekipit nikoqir, Turqisë.

Pas një loje interesante dhe me rivalitet të madh në fund fitores iu gëzua Turqia, me rezultat të ngushtë, 1-0. Në pjesën e parë ishin vendasit që krijuan më shumë raste para portës së “dardanëve” të rinj, por që mbrojtja ishte në nivelin e duhur.

Ndërkohë, në minutën e 53-të Mahmut Afsar shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes se Kosovës dhe realizoi nga brendësia e zonës për zhbllokimin e rezultatit, që në fund doli të jetë edhe goli i vetëm në ndeshje. Pas pësimit të golit djelmoshat e Besnik Kollarit ishin më këmbëngulës drejt portës turke për të gjetur golin e barazimit, por me gjithë rastet e krijuara nuk ia dolën të ndryshojnë shifrat e ndeshjes. Ndeshjen e radhës Kosova e zhvillon kundër Tanzanisë, më 17 janar.

Turqia – Kosova 1-0

Stadiumi: “Altınordu Metin Oktay Yerleşkesi”
Turqia: Emre Bilgin – Egemen Tutar, Emir Ortakaya, Necati Bilgiç, Melih Bostan (41 Adem Metin Türk), Ahmet Karademir (61 Hamza Yiğit Akman), Mahmut Afşar, Eren Taha Akgeyik (41 Ersin Yılmaz , Ulusoy Mert Kabasakal (41 Buğra Çağlıyan), Efe Birinci (41 Emir Tintiş), Yiğit Kerem.
Kosova:
Laurenc Shala (80 Art Hoti) – Riad Jashari (70 Milot Ajeti ), Justin Gjergji, Yll Tupalla (58 Igball Jashari), Luis Hoti, Aridon Morina, Arvanit Rexhaj (80 Violent Bajrami), Etnik Bruti (70 Blendi Muji), Diar Nikqi (80 Dlerion Avdimetaj), Levin Krasniqi, Andi Bashota (58 Klodis Muharremi).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka komentuar marrëveshjen e arritur…