Turku dhe Musa ‘aterojnë’ në Drenicë

16 janar 2020 | 13:51

KF Drenica nga Skenderaj ka vazhduar me përforcimeve në këtë afat kalimtar. Klubi kuqezi është përforcuar më dy mbrojtësit e njohur në futbollin e Kosovës, Edmond Turku dhe Muharrem Musa.

“Qendërmbrojtësi i njohur, Edmond Turku, do të jetë përforcimi i radhës i ekipit tonë. Ky përforcim mbyll hapësirat boshe në qendër të mbrojtjes dhe futbollisti i spikatur ishte kërkesë edhe e trajnerit Sejdiu. Turku ka firmosur kontratë deri në fund të këtij edicioni të garave, me mundësi të vazhdimit pas stinorit pranveror. Ai njihet si një mbrojtës tejet luftarak dhe me përvojë. Ndërkohë, klubi njofton edhe për rikthimin e futbollistit vendor, Muharrem Musa. Mbrojtësi anësor është rikthyer në skuadër për pjesën e mbetur të kampionatit. Musa është produkt i Shkollës së Futbollit ‘Drenica’”, thuhet në njoftimin e Drenicës.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Orlandos i ka befasuar Lakersat, duke triumfuar me…