Ja kur i kryen testet mjekësore Rrahmani te Napoli

16 janar 2020 | 23:13

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ka siguruar transferimin te Napoli.

Gianluca di Marzio raporton se mbrojtësi i Veronës, Rrahmani nesër do të kryejë testet mjekësore te gjiganti italian, Napoli, transmeton Koha.net.

Sipas këtyre raportimeve thuhet se Napoli ka paguar 14 milionë euro për shërbimet e përfaqësuesit të Kosovës, i cili do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me pagë vjetore prej 1.8 milion euro.

Megjithatë, Rrahmani pritet që të mbetet te Verona deri në fund të këtij sezoni dhe në verë do të bashkohet me klubin e ri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rrjeti më i madh social ka konfirmuar të martën se…