Solskjaeri ‘thumbon’ Liverpoolin: Unitedi s’mund të mbetet pa titull për 30 vjet

17 janar 2020 | 19:15

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer nuk pret që Manchester Unitedi të shkojë 30 vjet pa e fituar titullin e kampionit të Anglisë, duke sugjeruar se kriza e Liverpoolit duhet të shërbejë si mësim për “Djajtë e Kuq”.

Manchester Unitedi e ka fituar për herë të fundit titullin e Premierligës në sezonin 2012/13, gjatë vitit të fundit të Sir Alex Fergusonit në postin e trajnerit në “Old Trafford” para pensionimit. Që nga largimi i skocezit, Manchester Unitedi e ka humbur dominimin që e kishte pasur në botën e futbollit në Angli. Solskjaer është i fundit që tentoi dhe dështoi ta kthejë titullin e kampionit sërish në “Old Trafford”, duke dështuar edhe të radhitet në mesin e top katërshes së Anglisë. Kur u pyet se a ka mundësi që Manchester Unitedi të shkojë po aq gjatë sa Liverpooli – 30 vjet – pa e fituar titullin e kampionit të Anglisë, Solskjaer ka thënë se nuk mendon që do të ndodhë kjo dhe tha se shembulli i Liverpoolit duhet të jetë mësim për “Djajtë e Kuq”.

“Ne jemi duke punuar shumë për t’u siguruar që kjo gjë të mos ndodhë. Le të jetë Liverpooli një mësim për ne. Ne nuk mund t’ia lejojmë vetes të kalojnë edhe 24 vjet pa e fituar në titullin e ligës. Unë besoj në këtë klub, do të arrijmë deri në atë pikë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komiteti Olimpik i Kosovës vazhdon të mbështesë sportistët tanë në…