Thaçi: Skënderbeu e personifikon një epokë të tërë të historisë kombëtare

17 janar 2020 | 19:44

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se plot 552 vjet populli shqiptar jeton me heroizmin e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut dhe shumë heronjve që si dalzotës të vendit dhe popullit janë frymëzuar nga vepra e tij.

“Gjergj Kastrioti – Skënderbeu e personifikon një epokë të tërë të historisë kombëtare dhe bashkimi shpirtëror i popullit tonë, si dhe forcimi i vetëdijes sonë kombëtare, krahas fitoreve të shumta të Skënderbeut, ishin po ashtu fitore shumë të mëdha në epopenë e lavdishme të rezistencës së pashtershme të tij”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KB Bashkimi nga Prizreni është përforcuar me alo qendrën amerikane,…