Roma e kërkon Januzajn

20 janar 2020 | 10:21

AS Roma po interesohet për futbollistin shqiptar që mbron ngjyrat e Belgjikës, Adnan Januzaj, Sportitalia.

Pas lëndimit të Nicolo Zaniolos, Roma në listë fillimisht kishte Suson dhe Shaqirin, por pasi nuk arriti marrëveshje me këta dy futbollistë e ka vënë në shënjestër Januzajn.

“Roma është një prej klubeve të interesuara për Adnan Januzaj gjatë afatit kalimtar të janarit. Giallorossi është një klub i madh, kështu që atij i pëlqen ideja për t’iu bashkuar. Për momentin nuk mund të jap hollësi”, ka konfirmuar agjenti i tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Bardhyl Mahmuti Më 15 janar 2020, në Ditën e…