Kuvendi i Shqipërisë sot nis sesionin pranveror të punës

20 janar 2020 | 11:08

Kuvendi i Shqipërisë sot do të hapë sesionin e gjashtë të Legjislaturës së nëntë.

Pas rreth një muaj pushim, ditën e sotme do të nisë puna në Kuvendin e Shqipërisë dhe në komisionet parlamentare.

Këtë legjislaturë, Kuvendi do të diskutojë një nga çështjet më të nxehta, atë të reformës zgjedhore, për të cilën është arritur edhe një marrëveshje në mes të qeverisë dhe opozitës jashtë Kuvendit.

Por debat do të ketë edhe për paketën anti-shpifje. Seanca e sotme, e cila pritet të jetë thjesht formale do të mbahet në orën 17:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka bërë me dije…