![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/01/9011D86C-3C43-4531-BE2D-60CADC582B76.jpeg)
Raporte të mira diplomatike të Kosovës dhe Malit të Zi edhe në Turqi
20 janar 2020
| 11:22
Sipas një njoftimi të leshuar nga konsullata e Kosovës në Stamboll të Turqisë, bëhet e ditur se ushtruesja e detyrës së Konsullit të Përgjithshëm Saranda Osmani-Krasniqi e shoqëruar nga konsulli Xhevat Podvorica, kam pritur në një takim miqësor diplomatët malazez Selim Likën e Jelena Graboviqin në zyrat e konsullatës së Kosovës.
Postimi i plotë në rrjetin social ‘Facebook’ nga Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Stamboll:
U.D e Konsullës së Përgjithshme Znj. Saranda Osmani Krasniqi së bashku me Konsullin Xhevat Podvorica, pritën në takim miqësor Konsullin e Përgjithshëm të Malit të Zi z. Selim Lika dhe Konsullën Jelena Grabovic.