Nesër bëhen 22 vjet nga sulmi i dytë i forcave serbe mbi familjen Jashari

21 janar 2020 | 14:33

Komuna e Skenderajt ka njoftuar se nesër (e mërkurë) do të organizojë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz në përkujtim të 22-vjetorit të sulmit të dytë të forcave serbe kundër familjes Jashari.

“Me rastin e 22-vjetorit të sulmit të dytë të forcave serbe mbi familjen Jashari, Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, me datë 22.01.2020, duke filluar nga ora 10:00, do të organizojnë homazhe në Kompleksin Memorial ‘Adem Jashari’ në Prekaz, në shenjë kujtimi e nderimi të luftës së shenjtë çlirimtare të familjes Jashari”, ka njoftuar Komuna e Skenderajt.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi…