Krasniqi: Jemi të hapur për koalicione, s’jemi parti që refuzojmë

22 janar 2020 | 16:01

Nisma Socialdemokrate është e hapur për bashkëqeverisje, edhe pse ende nuk ka marrë ofertë për bashkëpunim nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka thënë se kjo parti nuk ka marrë ende ofertë, por nëse ju vjen ftesa atëherë do ta shqyrtojnë.

Ai ka thënë se Nisma nuk është parti që refuzon të tjerët.

“Jo nuk kemi marrë. Duhet ta shikojmë këtë dhe nuk kemi marrë. Nëse vjen puna, ne jemi në shërbim të vendit dhe dëshirojmë ta japim kontributin tonë. Unë mendoj që qeverisja duhet ndryshojë, duhet të jetë e mirë dhe qeverisja nuk bëhet me fjalë. Qeverisja bëhet me njerëz që dinë dhe ia duan të mirën këtij vendi”.

“Në rend të parë LV-ja dhe LDK-ja i kanë numrat për të qeverisur. Nëse bëhet një ofertë ne do ta shqyrtojmë, në fund të fundit, partitë politike organizohen për pushtet. Ne do ta diskutojmë dhe nuk jemi ata që refuzojmë”, ka thënë Krasniqi në një intervistë për “Ekonomia Online”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Michael Schumacher, tashmë 51-vjeçar, vazhdon që të luftojë me jetën,…