Lluka hap konferencën ‘Sjellja e përgjegjshme e biznesit në xehtari’

22 janar 2020 | 16:19

Nën organizimin Ambasadës Kanadeze në Kosovë, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka marrë pjesë në konferencën ‘Sjellja e përgjegjshme e biznesit në xehtari’, ku morën pjesë rreth 60 profesionistë nga sektori publik, privat dhe akademia.

Gjatë hapjes së konferencës në fjalimin e tij, Lluka ka treguar se çka është arritur në këtë sektor gjatë kohës sa ai ishte më krye të MZhE-së. “Pas më shumë se një dekade, zonat me interes të veçantë janë hapur për investime strategjike. Gjatë kësaj periudhe kemi krijuar kornizë ligjore dhe rregullatorë për investime në sektorin minerar”, u shpreh Lluka.

Ai gjithashtu ka thënë se si ministër përgjegjës për sektorin minerar, në emër të Qeverisë së Republikës se Kosovës, me Qeverinë Kanadeze në vitin 2018 ka nënshkruar marrëveshjen për mbrojtjen e investimeve kanadeze në Kosovë dhe anasjelltas.

Ai në fund ka falënderuar organizatorët e konferencës duke thënë se organizimet e tilla janë një hap i rëndësishëm i zhvillimit të sektorit minerar.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Greqisë e zgjodhi për herë të parë një…