![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/01/reali-1.jpg)
Reali kualifikohet në çerekfinale
22 janar 2020
| 23:11
Ndryshe nga Barcelona, Real Madridi nuk u lodh shumë për të eliminuar nga Kupa e Mbretit modestët e Unionistas.
Madrilenët fituan 1-3 me golat e Garet Bejl dhe Brahim Diaz, ndërsa vetë vendasit u dhanë një ndihmë në golin e dytë.
Ekipi i Zinedine Zidane luan sërish jashtë këtë javë teksa duhet të udhëtojë në fushën e Real Valadolitit për t’u përballur në kuadër të kampionatit spanjoll.