Driton Qelaj i bashkohet Degës së PDK-së në Drenas

24 janar 2020 | 11:25

Kryetari i Komunës së Drenasit dhe ish-kryetari i Degës së PDK-së në këtë komunë, Ramiz Lladrovci, ka bërë me dije se kësaj dege i është bashkuar Driton Qelaj.

Lladrovci ka thënë se me Qelajn, PDK-ja në Drenas do të jetë më e fortë.

“Dega e PDK-së në Drenas, është më e fortë edhe për një profesor, ndërmarrës, aktivist e qytetar të nderuar në komunën tonë dhe më gjerë, prof. Driton Qelaj. Drenasi ka qenë, është dhe mbetet bastion i PDK-së. Drenasi është komunë me shumë heronj, dëshmorë e martirë, me shumë veteranë të UÇK-së, me nxënës e studentë të dalluar, sportistë e artistë të njohur përtej kufijve nacional, me ndërmarrës e bujq të dalluar dhe shumë vlera tjera me të cilat jemi krenar. Je i mirëseardhur prof. Qelaj!”, ka shkruar Lladrovci në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Daut Dauti Perandoria Otomane gjatë Luftës së Parë Botërore është…