![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/01/BA8749C7-75F3-48B8-A0E6-0C775D1A5D33.jpeg)
14 të vdekur nga tërmeti në Turqi
24 janar 2020
| 22:49
Mediat turke raportojnë se deri më tani numri i të vdekurve ka shkuar në 14 si pasojë e tërmetit që goditi këtë vend.
Tetë viktima janë konfirmuar në qytetin Elazi, ndërsa gjashtë viktima në Malatja.
Forcat e kërkimshpëtimit kanë nisur prej kohësh operacionin.
Deri më tani është e konfirmuar magnituda që ka qenë 6.8 e shkallës rihter dhe ka dëme në disa qytete.