![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/03/veseli-6.jpg)
Veseli ngushëllon familjet e viktimave nga tërmeti në Turqi: Kosova e gatshme për ndihmë
25 janar 2020
| 11:58
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka ngushëlluar familjet e viktimave të tërmetit në Turqi.
Lideri i PDK-së ka shkruar në llogarinë e tij në “Twitter” se gatishmëria e Kosovës për të dërguar menjëherë ekipet e specializuara të Forcës së Sigurisë, dëshmon për miqësinë e Kosovës me Turqinë.