20 VITE “EPOKA E RE”

26 janar 2020 | 09:04

Gazeta e përditshme “Epoka e re” ka mbushur 20 vjet të rrugëtimit të saj.

Në këtë përvjetor jubile, botuesi i gazetës “Epoka e re”, Muhamet Mavraj, ka  falënderuar kolegët e gazetarët e tanishëm si dhe qindra-mijëra lexues të çmuar të gazetës, dhe miqtë përkrahës të saj.

“Janë hapur e mbyllur rreth 15 gazeta të përditshme. Të ecësh fikall vetëm, për fije të perit, dhe të thuash ende botojmë një gazetë të shtypur, kështu siç dimë e mundemi mu nëpër këtë fije peri dhe nëpër vrimë gjilpëre, nuk është tregim aq i vockël në Kosovë”, ka shkruar Mavraj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i botuesit Mavraj:

20 VITE “EPOKA E RE”

dhe NJË URIM PËR NJË NJERI SPECIAL

U rrumbullakësuan 20 vjet jetë të gazetës së përditshme “Epoka e re”. Nuk bëmë poterë as në këtë përvjetor, ndonëse jubile.

Pas pak ditësh do të botohet numri 6000 i gazetës.

Janë hapur e mbyllur rreth 15 gazeta të përditshme.

Të ecësh fikall vetëm, për fije të perit, dhe të thuash ende botojmë një gazetë të shtypur, kështu siç dimë e mundemi mu nëpër këtë fije peri dhe nëpër vrimë gjilpëre, nuk është tregim aq i vockël në Kosovë.

Shpresojmë të shihemi në numrin 6000 pas dy javësh me të gjithë ish gazetarët, bashkëpunëtorët e redaktorët tanë dhe të shpërndërrojmë ndojë kujtim. Janë qindra. Sa për festa, seç u humbi lezeti dikund të gjithave. Mbase, u kthehet një ditë.

Unë dua t’i falënderojë të gjithë ata kolegë e gazetarët e tanishëm si dhe qindra-mijëra lexuesit tanë të çmuar, e gjithsesi, Juve miq për përkrahjen e sinqertë!

Me lejen Tuaj, miq,

dua ta falënderojë në mënyrë speciale një njeri dhe t’ia uroj këtë përvjetor. Është më besniku që e kam njohur dhe shpesh më i panjohuri për mua, nuk di ta përshkruaj në tërësi strukturën e motivimit të tij shembullor: SHKËMBIM KRASNIQI, redaktor tenik, ai që e faqos gazetën çdo ditë. Po bëhen 6000 numra dhe nuk ka munguar asnjë ditë në punë. Ndoshta është i vetmi shembull në botë. Nuk pushon kurrë, se ka frikë mos zhduket “Epoka e re” kur të kthehet nga pushimi.

Një përqafim të ngrohtë!

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=2674521255934879&set=a.127549927298704&type=3&eid=ARBnzrpHi5_QNf7nzJ9Ieq5CtmqI0l2LtHbmtNJN3JOMcosK2DBF4wiWWo_biKtQ6-3aCh1zoa3MGlvg

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i të ftuarve për intervistim nga zyret e Prokurorisë…