![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/02/C1D5C2F4-3B9F-4389-87EE-33068CAA8AE3.jpeg)
Vdes babai i deputetit të AAK-së, ish-luftëtar i UÇK-së
27 shkurt 2018
| 08:44
Ka ndërruar jetë ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bajram Demaliaj.
I ndjeri ishte babai i dy dëshmorëve, si dhe është babai i deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Shkumbin Demaliaj.
Varrimi bëhet sot në orën 16:00 te varrezat e fshatit Strellc i Epërm, në komunën e Deçanit.