Një grua vdes në Australi në konkursin e ngrënies së ëmbëlsirave
28 janar 2020
| 11:14
Një grua humbi jetën në Australi derisa po merrte pjesë në një konkurs të ngrënies së ëmbëlsirave.
Gruaja, 60 vjeçe, raportohet se ka pasur një komplikim gjatë aktivitetit që u mbajt të dielën në një hotel në Hervey Bay, Queensland, për ta shënuar Ditën e Australisë.
Garuesit ishin filmuar më parë me ngrënie të lamingtons, një tortë tradicionale si sfungjer e mbuluar me çokollatë dhe arrë kokosi. Asaj iu dha ndihma e parë në vendngjarje dhe më pas u dërgua në spital, ku edhe vdiq më vonë.