Agjencia e Akreditimit bëhet me ushtrues detyre të ri

28 janar 2020 | 13:44

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) ka emëruar Shkëlzen Gërxhaliun, ushtrues detyre të drejtorit të Agjencisë së Akreditimit të Kosovës (AAK).

Lajmin e ka konfirmuar për “Klan Kosova”, Baton Dushi, këshilltar në MAShT.

Gërxhaliu deri më tani ishte zyrtar i lartë në këtë agjenci.

Për gjashtë muaj në pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Agjencisë së Akreditimit ka shërbyer Avni Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria kineze ka mbyllur një sërë qytetesh si masa paraprake,…