![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/04/apostolova-1.jpg)
Apostolova: Në asnjë formë nuk ndërhyjnë në arritjen e koalicionit LV-LDK
29 janar 2020
| 13:45
Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka sqaruar se ka ndodhur mbrëmë në Kuvend në takimin e ambasadorëve të Quint-it me Albin Kurtin e Isa Mustafën.
Ajo ka thënë për “Klan Kosova” se vetëm i është përgjigjur ftesës së Kurtit, derisa ka insistuar se në takim e kanë bërë të qartë se ata nuk ndërhyjnë në arritjen e koalicionit LV-LDK në asnjë formë.
Sipas Apostolovës, Kosova është vend sovran dhe çështjet e arritjes ose jo të koalicionit janë të brendshme.
Megjithatë, ajo ka thënë BE-ja ka nevojë urgjente që të ketë një partner, një qeveri të Kosovës.