Qeveria ndan 15 mijë euro për policin e vrarë dhe nga 10 mijë për dy policët e plagosur

29 janar 2020 | 14:32

Qeveria e Kosovës ka ndarë ka ndarë 35 mijë euro për familjen e policit të vrarë në detyrë gjatë një operacioni në Zhur të Prizrenit, Sami Thaqi dhe për familjet e dy policëve të plagosur në këtë operacion.

Për familjen e policit Thaqi janë ndarë 15 mijë euro, ndërsa për familjen e Artur Mrasorit dhe të Jetmir Hasanit nga 10 mijë euro.

Po ashtu, me kërkesë të ministrit në detyrë të Financave, Lulzim Rafuna, Qeveria ka miratuar vendimin me të cilin të gjitha familjet e policëve që kanë rënë në detyrë do të marrin 70 për qind të pagës së këtyre të fundit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, ka kujtuar aktivistin e…