Ibra, tifozëve të Milanit: Nuk jam larguar kurrë

29 janar 2020 | 15:01

Milan arriti një fitore të vështirë përballë Torinos, duke siguruar gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, një sukses që është shoqëruar edhe me një mesazh nga Zlatan Ibrahimoviq: “Nuk jam larguar kurrë”.

Një mesazh i thjeshtë por shumë domethënës i “bomberit” suedez. Një mesazh që tregon qartë se, pavarësisht qëndrimit për 7 vite larg “San Siros”, sulmuesi ka qenë gjithmonë pranë tifozëve dhe skuadrës.

Që prej momentit kur është rikthyer Ibra, kuqezinjtë kanë ndryshuar jo pak, tri fitore radhazi në kampionat dhe një në Kupë, janë plot katër suksese radhazi që kanë rikthyer optimizmin në kampin e Milanit dhe sigurisht që ardhja e Ibrës ka dhënë menjëherë efektet e saj. Karizma e suedezit e sigurisht edhe natyra e tij prej lideri kanë rezultuar efikase. /SS/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka ndarë 50 mijë euro…