![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/01/1B324B74-F15C-4651-8E8F-CA7DE73734D7.jpeg)
Nesër, hapet pika e re kufitare me Maqedoninë e Veriut
30 janar 2020
| 10:12
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Bujar Osmani, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë kosovarët dhe shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.
Ai ka treguar se nesër hapet një pikë e re kufitare me Kosovën, përcjell Indeksonline.
“Pas nënshkrimit të kontratës për autostradën Shkup- Bllacë, ratifikimit të marrëveshjes për kufirin Llojan- Miratoc, NESËR lëshojmë në përdorim edhe një arterie komunikimi me Kosovën, pikën kufitare Belanoc – Stançiq”, ka shkruar Osmani në llogarinë e tij në Facebook.