10 ditë pas lindjes së djalit, Elisa Spiropali rikthehet në Parlament

30 janar 2020 | 13:56

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali më 20 janar u bë nënë për herë të dytë, ku solli në jetë një djalë. Lajmin e bukur e dha vetë Spiropali me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Ajo postoi një foto mjaft të ëmbël nga materniteti ku na prezantonte me të voglin e saj, Kren. Por edhe pse kanë vetëm 10 ditë nga lindja e djalit ministrja është kthyer në krye të detyrës.

Ashtu si shihet edhe nga fotot, ditën e sotme ministrja ka marrë pjesë në seancën parlamentare mes kolegëve, Elisa shfaqet në një formë të mirë. E natyrisht që të shumtë kanë qenë ata që e kanë uruar për djalin. Tashmë asaj do ti duhet ta ndajë kohën mes punëve në krye të ministrisë, dhe rolit si nënë e dy fëmijëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasi Kuvendi i Shqipërisë ka shtyrë sot votimin e paketës…