Limaj thotë se dialogu Kosovë-Serbi duhet të ketë agjendë të qartë

30 janar 2020 | 14:24

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur pas takimit që kanë pasur liderët e partive politike me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë.

Limaj ka thënë se në këtë takim është biseduar për proceset integruese dhe procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

“Ne duam një marrëveshje gjithëpërfshirës, ku përfshihet njohja. Pra, duhet të kemi një agjendë të qartë dhe të mbyllet tema Kosovë-Serbi”, ka thënë Limaj.

Limaj ka theksuar se nuk mund të ketë marrëveshje gjithëpërfshirëse pasi që krerët e institucioneve të Serbisë vazhdojnë të mohojnë krimet dhe gjenocidin e bërë në Kosovë.

Kur është pyetur për formimin e qeverisë së re nëse kanë marrë sinjale nga Borrell për këtë temë, ai ka thënë se formimi i institucioneve të reja është çështje e brendshme, që u takon partive politike në Kosovë.

“Diplomatët duhet t’i ushtrojnë kompetencat e tyre dhe çështja e qeverisë nuk është e tyre dhe nuk mund të ndërhyjnë. Çështja e qeverisë është ekskluzive çështje e brendshme e partive tona”, ka thënë Limaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Krzystof Piatek do t’i bashkohet Hertha Berlinit për një shifër…