![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/01/ADE90A02-A23C-41F3-A644-0BF0D5F55401.jpeg)
Thaçi ia tregon Borrellit Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës
30 janar 2020
| 14:52
Presidenti Hashim Thaçi ka pritur sot në takim përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, me të cilin ka diskutuar për të tashmen dhe të ardhmen evropiane të Kosovës dhe tërë Ballkanit Perëndimor.
“Orientimi strategjik i Kosovës është shumë i qartë. Dhe, ne po punojmë fuqishëm që sa më shpejt të bëhemi pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian”, ka deklaruar Thaçi.
Presidenti në këtë takim i ka treguar Borrellit edhe Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.
Borrell vjen nga Spanja, një shtet që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.