Kurti, Borrellit: Dialogu i lehtësuar nga BE-ja duhet të rishikohet

30 janar 2020 | 15:44

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka bërë me dije se në takimin që sot ka zhvilluar me përfaqësuesin e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka deklaruar se dialogu Kosovë-Serbi i lehtësuar nga Bashkimi Evropian duhet të rishikohet dhe të rivlerësohet.

Në profilin e tij në “Twitter”, Kurti ka shkruar se BE-ja është një forcë e domosdoshme për të ardhmen e rajonit.

“Diskutim i frytshëm sot me përfaqësuesin e BE-së, Josep Borrell në vizitën e tij të parë në Kosovë. Unë pohova se dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian duhet të rishikohet dhe të rivlerësohet. BE është një forcë për të mirë dhe mbetet e domosdoshme për të ardhmen e rajonit”, ka shkruar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Besnik Tahiri, ka treguar për…