Drita ndahet baras me Vorsklan

30 janar 2020 | 17:22

Skuadra e Dritës e ka zhvilluar edhe miqësoren e dytë në Antalya të Turqisë.

Skuadra nga Gjilani është përballur me ekipin e Vorskla Poltavas, një ekip me shumë traditë nga Ukraina, kurse rezultati përfundimtar ishte 1-1.

“Një ndeshje shumë e ashpër nga ekipi kundërshtar ku u ndanë tre kartonë të kuq, dy për lojtarët e Vorsklas dhe një për lojtarin tonë Betim Haxhimusa, por për fat pa ndonjë lëndim serioz për lojtarët tanë. Te dy golat u shënuan në pjesën e dytë të ndeshjes, ku golin për ekipin tonë e shënoi Bujar Shabani”, thuhet në njoftimin e Dritës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në futsall ka pësuar humbje në ndeshjen…