Fitore e lehtë e Pejës

30 janar 2020 | 19:07

Peja ka shënuar fitore ndaj Lipjanit me rezultat 108:71 (37:20, 23:17, 20:18, 28:16) në kuadër të javës së 23-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Pejanët kanë dominuar nga fillimi deri në fund për të shënuar fitore të merituar.
Vendasit e nisën shumë mirë ndeshjen dhe e fitojnë çerekun e parë 37:20. Lojë paksa më e baraspeshuar u zhvillua në periodën e dytë, që përfundoi 23:17 për Verdhezinjtë, kurse pejanët e fituan edhe periudhën e tretë 20:18. 10-minutëshi i fundit ishte formalitet (28:16) dhe Peja triumfoi në fund me rezultat 108:71.

Nigel Johnson shënoi 17 pikë për vendasit, derisa 15 shtoi Henrik Shirko, kurse Drilon Hajrizi kishte 10 pikë e 15 kërcime, ndërsa te Lipjani u dallua i zakonshmi Tamas Bruce me 27 pikë.
Peja tani ka 12 fitore dhe tetë humbje, derisa Lipjani një fitore dhe 20 humbje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kujtim të 30-vjetorit të rënies së tre dëshmorëve të…