Berisha flet si lojtar i Fortuna Dusseldorfit

31 janar 2020 | 00:17
Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës në Futboll, Valon Berisha, është prezantuar në skuadrën e Fortuna Dusseldorfit. Ka qenë vetë klubi gjerman që e ka bërë zyrtar këtë afrim nëpërmjet një komunikimi në faqet zyrtare.
“Nga dita e parë unë do të bëj gjithçka që është e mundur për ta ndihmuar ekipin në mënyrë që ta arrijmë qëllimin tonë të madh, të qëndrojmë në ligë. Në bisedat me Lutz Pfannenstiel, por edhe me drejtorin sportiv të Lazios, Igli Tare, i cili ka luajtur edhe për Fortunan, kam një ndjenjë tejet të mirë. Pas kësaj, me të vërtetë doja të vija te Fortuna”, ka thënë Berisha, i cili ekipit gjerman iu ka bashkuar në formë huazimi dhe me të drejtë blerje në fund të këtij edicioni.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi Giacomo Vrioni të enjten është transferuar te skuadra e…