10 klube aplikojnë për licencën për garat e UEFA-s

31 janar 2020 | 12:48

Në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës u zhvillua seminari i radhës nga Departamenti i Licencimit të klubeve për garat e UEFA-s.

10 klube nga të dyja gjinitë, 9 të meshkujve dhe 1 i femrave kanë aplikuar për t’u pajisur me licencën për garat e UEFA-s dhe përfaqësuesit e tyre ishin pjesë e seminarit të sotëm.

“Prezantimi i klubeve të Kosovës në garat ndërkombëtare, afatet për dorëzimin e dokumentacionit dhe pikat specifike të rregullores ishin disa prej temave të diskutimit, kurse pika kryesore ishte diskutimi i përbashkët ndërmjet administratës për licencim, komisionit të shkallës së parë dhe përfaqësuesve të kubeve në lidhje me vështirësitë e shfaqura gjatë viteve të kaluara në procesin e licencimit”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Menaxheri për licencimin e klubeve për garat e UEFA-s, Bajram Shala u komunikoi edhe zyrtarisht klubeve që në edicionin 2020-2021, Kosovën në garat evropiane do ta përfaqësojnë tri klube, një në rrethin parakualifikues të Ligës së Kampionëve dhe dy në rrethin parakualifikues të Ligës së Evropës.

Kurse nga viti i ardhshëm, edicioni 2021-2022 klubet kosovare do të marrin pjesë në Champions League dhe në Europa Conference League. Më pas u diskutuan gjerësisht pikat kyçe sidomos te kriteri financiar dhe ai ligjor, kritere në të cilat klubet kanë pasur më së shumti vështirësi në proceset e kaluara të Licencimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në moshën 28-vjeçare Alesandro Florenzi i jep për herë të…