Haradinaj: Jemi opozitë, nuk e votojmë qeverinë

31 janar 2020 | 13:13

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka konfirmuar edhe njëherë se partia e tij nuk do ta votojë Qeverinë e Kurtit në seancën e të hënës.

“Është caktuar seanca për shkak se kryhet edhe afati kohor, sepse data 3 shkurt është dita e fundit kur do të mund të mbahej seanca për votimin e qeverisë. AAK-ja nuk është pjesë e ndonjë marrëveshje politike dhe nuk voton ndonjë qeveri këtë të hënë. Ne jemi opozitë dhe nuk e votojmë qeverinë”, ka thënë sot Haradinaj.

Kryesia e Kuvendi të Kosovës, ka vendosur që më 3 shkurt në orën 11:00 të mbahet seanca plenare për votimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Vendimi i Kryesisë së Kuvendit, pason një kërkesë nga ana e mandatarit për formimin e qeverisë, lideri të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për caktimin e seancës plenare.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Florian Kamberi është gati të bëjë kapërcimin e madh në…