Rihapet këndi amerikan në Bibliotekën Kombëtare

31 janar 2020 | 14:10

Të enjten është bërë përurimi i renovimit të Këndit Amerikan, që ndodhet brenda hapësirave të Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë.

Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë: Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Fazli Gajraku dhe Leonora Morina-Bunjaku, nga Ministria e Kulturës.

“Është më i madh se i mëparshmi, është një vend që tubon të gjithë nga të gjitha komunitetet. Kosova ka njerëz me energji të madhe për teknologjinë. Jemi mirënjohës për mbështetjen e Ministrisë së Kulturës. Mezi presim trajnime”, u shpreh ambasadori Kosnett.

Ndërsa drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Fazli Gajraku, ka thënë se Këndi Amerikan është qendër, që është ndërtuar për t’i fuqizuar raportet SHBA – Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri në detyrë, Enver Hoxhaj, ka marrë pjesë në ceremoninë…