Ky është mesazhi i kryeministrit të ardhshëm pas arritjes së koalicionit LV-LDK

02 shkurt 2020 | 11:17

Pas arritjes së marrëveshjes mes LV-së dhe LDK-së për formimin e Qeverisë, i mandatuari për kryeministër Albin Kurti ka përcjell një mesazh.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka thënë se gjatë negociatave me LDK-në njëri-tjetrit, i kanë ofruar kërkesa e i kanë kërkuar oferta, janë qarë e kanë qeshur, përherë të kujdesshëm që ndërmjet tyre të ndodhet një tavolinë.

“Në negociatat me LDK-në, njëri-tjetrit, i kemi ofruar kërkesa e i kemi kërkuar oferta, jemi qarë e kemi qeshur, përherë të kujdesshëm që ndërmjet nesh të ndodhet një tavolinë. Jemi vonë, gjithsesi. Nuk është tepër vonë, pa dyshim. Moti jemi marrë vesh, tash kemi edhe marrëveshje. Do të qeverisim bashkë. Ju falemnderit për mbështetjen dhe durimin. Urime të gjithëve”, ka shkruar Kurti.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Fatmire Kollçaku-Mulhaxha, ka postuar një foto…