Mustafa njofton Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së për detajet e marrëveshjes me LV-në

02 shkurt 2020 | 13:32

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka raportuar para Këshillit të Përgjithshëm të partisë për marrëveshjen e arritur me Vetëvendosjen.

Ai ka thënë se rritja e numrit të ministrive nga 12 në 15 është rritur me kërkesën e kandidatit për kryeministër, Albin Kurtit.

Ai ka thënë se LV-ja dhe LDK-ja do të drejtojnë nga gjashtë ministri.

“Jemi munduar që ndarja të bëhet në mënyrë të kombinuar me qëllim që ta ndajmë përgjegjësinë baras edhe në ekonomi edhe në çështjet ligjore. Është e vërtetë që kemi biseduar gjatë me Vetëvendosjen, por është hera e parë që kemi diskutuar kaq seriozisht”.

“Përfundimisht jemi marrë vesh që t’i kemi 15 ministri, prej të cilave 12 ministri i takojnë dy partnerëve kryesorë. Ndarja e tyre bëhet mbi bazën e marrëveshjes, ndërsa rritja e numrit është bërë me propozimin e kandidat për kryeministër. Nga 21 numri ka rënë në 15, pra 6 ministri janë më pak”, ka thënë Mustafa.

Mustafa ka bërë me dije se nesër Vetëvendosja do ta propozojë kandidatin për kryetar Kuvendi siç është e rregulluar me Kushtetutë.

“Është caktuar që presidenti të rregullohet me një marrëveshje në mes dy liderëve, si akt i veçantë i marrëveshjes dhe këtë çështje e kemi tejkaluar. Na mbetet neve me mirëbesim ta zgjidhim. Jemi marrë vesh që ta mos e hapim për diskutim në këtë periudhë, por kur t’i vije koha”, është shprehur Mustafa, duke shtuar se numri i zëvendësministrave do të mund të shkojë deri në 33.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ka përshëndetur arritjen…