Kusari-Lila: Erdhi dita, Qeveria Kurti

02 shkurt 2020 | 14:46

Kryetarja e Alternativës dhe deputetja e Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka komentuar arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje në mes të LV-së dhe LDK-së.

Ajo ka thënë se kur ka vizion , asgjë nuk mund ta ndalë rrugëtimin për të ecur përpara.

“Kur ke vizion që është i qartë sa duhet dhe i fuqishëm mjaftueshëm, asgjë nuk mund të ndalë rrugëtimin! Për nesër: Sekreti i ndryshimit është te fokusosh tërë energjinë jo të luftosh të kaluarën, por të ndërtosh të ardhmen. Për çdo ditë të re: Çdo ditë e re është mundësi e re për të bërë më të mirën! #ErdhiDita#QeveriaKurti”, ka shkruar Kusari-Lila në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe dhe ka…