Këta janë emrat e LDK-së për ministra në qeverinë Kurti

02 shkurt 2020 | 16:33

LDK-ja ka vendosur ta propozojë për Ministër të Punëve të Brendshme (MPB), Agim Veliun.

Me këtë rast, Podujeva do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Vendimi është marrë në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së, raporton “Express”.

Avullah Hoti do të jetë zëvendëskryeministër i parë në qeverinë Kurti. Ndërsa Anton Quni është propozuar për Ministër të Mbrojtjes, Besian Mustafa për Ministër të Bujqësisë, Hykmete Bajrami për Ministre të Arsimit, Vlora Dumoshi është propozuar për Ministre të Kulturës, dhe Lumir Abdixhiku për Ministër të Infrastrukturës.

Ndryshe, edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka propozuar ditë më parë emrat për ministra dhe zëvendëskryeministrin e dytë.

Ai ka njoftuar se ka zgjedhur për zëvendëskryeministër të dytë, Haki Abazin.

Ndërsa si ministre të drejtësisë, Kurti kishte njoftuar se e kishin zgjedhur Albulena Haxhiun.

Ministër i Punëve të Jashtme ishte propozuar Blerim Reka, i cili pritet të zëvendësohet nga Glauk Konjufca, ndërsa, ministër i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi.

Për ministër të Ekonomisë Kurti ka propozuar Rozeta Hajdarin, kurse Arben Vitia është propozuar për ministër të Shëndetësisë dhe Sportit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së LDK-së në të cilën…