Nënshkruhet marrëveshja për renovimin e shkollës “Rexhep Mala” në Topanicë

02 shkurt 2020 | 16:37

Komuna e Kamenicës  ka nënshkruar marrëveshjen për renovimin e shkollës fillore “Rexhep Mala” në Topanicë të kësaj komune.

Renovimi i shkollës “Rexhep Mala” do të bëhet në kuadër të programit të efiçiencës nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik.

I lumtur për arritjen e kësaj marrëveshje është shprehur kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, duke treguar se projektet e tilla do të vazhdojnë edhe më tutje.

“Është nënshkruar marrëveshja për renovimin e shkollës ‘Rexhep Mala’ në Topanicë, nga programi i efiçiencës nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik. Me vepra jo propagandë, do të zhvillojmë arsimin në komunën tonë”, ka deklaruar Kastrati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Gjilanit ka organizuar të dielën një mbledhje komemorative…